Deputeti Arben Ahmetaj i ka cilësuar spekulime të gjitha e -mailet e publikuara në media ku raportohet për dhoma hoteli të paguara nga Klodian Zoto për Ahmetajn dhe bashkëjetuesen e tij. Ahmetaj tha se nuk ka nevojë t’ja paguajë.
Pjesë nga intervista në “Opinion”
Fevziu: Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit të dhëna për ty, kur ju keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 për faktin që ju keni fjetur në 2013.
Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime.
Fevziu: Është apo jo i vërtetë?
Ahmetaj: Nuk kam fjetur unë, nuk kamm paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën. Janë spekulime të pastra.
Fevziu: E telefonova hotelin. Hoteli tha nuk japim të dhëna, vetëm nëse na e kërëkon një organ akuze.
Fevziu: Pse nuk e telefononi hotelin?
Ahmetaj: Çfarë do më thotë mua hoteli, që nuk kam fjetur unë? Ti besoj e di që aty një nga hotelet që del ka qenë i falimentuar. E di ku je sot ti? Sot me këtë rezervim je në Madagaskar. Të ka çuar Klodian Zoto.
Fevziu: Këtu nuk jemi me Boooking, është menaxherja e hotelit.
Ahmetaj: Janë spekulime dhe janë të vërtetueshme.
Fevziu: Pse rezultoni në TIMS në këto data që ai ka rezervuar hotelin.
Ahmetaj: Ku e di ti se ku kam fjetur unë dhe e merr të mirëqenë.
Fevziu: Mbani përgjegjësi për këto fjalë? Ju thoni nuk keni qenë në këtë hotel, nuk keni udhëtuar në këto data?
Ahmetaj: Nuk kam nevojë unë të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar. /Opinion.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/