INTERVISTA/Babai i Arditit: Punoi për të blerë rrobat e shkollës

INTERVISTA/Babai i Arditit: Punoi për të blerë rrobat e shkollës

84
0
Shares

Babai i Ardit Gjoklajt ka treguar rreth të birit, punës që nisi në landfildin e Sharrës dhe dëshirave të tij tashmë të ndërprera në një intervistë në gazetën Panorama.

“Shtëpia e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari i gjetur i masakruar në landfillin e Sharrës mëngjesin e së dielës, është në një rrugicë pranë një ngrehine të shkretë në formë oxhaku gjigant, të njohur si TEC-i, në zonën e Kombinatit.

Familja e ardhur nga Tropoja është vendosur aty gati 19 vjet më parë. Ndër vite, familja e ka përballuar jetesën me pagën e kryefamiljarit si punonjës policie. Në vitin e 17-të të jetës, i mesmi i fëmijëve, Arditi, nisi punë për të dhënë kontributin e tij”, thuhet në reportazhin e kësaj gazete.

Shtëpia njëkatëshe e lyer me bojë të bardhë mban dyert hapur për mort. Më shumë se 60 burra qëndrojnë ulur në disa stola të vendosur në oborrin e banesës, e të tjerë shkëmbejnë cigare dhe ngushëllojnë njerëzit e shtëpisë. Gegë Gjoklaj, babai i 17- vjeçarit, i falënderon dhe u uron shëndet dhe gëzim në shtëpitë e tyre.

Me të njëjtën fisnikëri pranon edhe ngush ëllimin tonë. Si malësor, Gega e mban veten fort.

“Duhet mbajtur, na thotë, shpirti ma di dhimbjen që kam, por duhet të jem i fortë për familjen dhe për miqtë”.

Ai nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes dhe të birin e ka gjetur të pajetë në morgun e QSUT-së. Deri më tani, nuk di asgjë nga rrethanat se si është vrarë djali i tij, por ka besim se organet e Drejtësisë do ta zbardhin ngjarjen. Gega nuk kishte dashur që djali i tij të punonte në Sharrë, por kishte qenë këmbëngulja e të birit që e kishte bindur.

“Donte të blinte me paratë e veta rrobat e shkollës”, thotë.

Intervista e plotë sot në “Gazeta Panorama” print, nga Armand Bajrami

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY