Digjet hashashi i Tërbaçit dhe Bolenës

Digjet hashashi i Tërbaçit dhe Bolenës

264
0
Shares

Policia asgjëson 13 parcela me rreth 16.500 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në 2 fshatra.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar të ndara në 13 parcela në total. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Hashashi i këtyre zonave është i kërkuar pasi përmban të njëjtat cilësi si ai i Lazaratit para disa vitesh.

Ndërsa dje policia e Vlorës arrestoi në flagrancë 2 shtetas për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”.

1- Altjon Haxhiraj, 25 vjeç, banues në Himarë. Arrestimi i tij u bë nga Shërbimet e Policisë pasi u kap në flagrancë në rrugën Llaman-Potam, duke drejtuar automjetin tip “Nisan”, pa leje drejtimi përkatës dhe pa dokumenta të rregullta.

2- Ervis Marku, 27 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në rrugën pranë spitalit, duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa leje drejtimi përkatës.

Sarandë

Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim:

• Thoma Andoni, 59 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtij personi, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Vepër penale për të cilën është dënuar me 6 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY