Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për shtyp se rrugë tjetër aty ku vdes vota, përveç revolucionit, nuk ka. Berisha kujtoi 20 shkurtin ditën kur u hodh permendorja e diktatorit në sheshin Skënderbej më 1991.
Deklarata:
3 marsi është ditë kushtrimi.
20 shkurti frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarët të ngrihen në një revolucion.
Se vetëm nga një revolucion mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, që shkelmon liritë, vjedh pasuritë, vjedh buxhetin, që nuk njeh normë, moral e ligj.
Ata që e duan këtë vend, duhet të bashkohen me këtë revolucion. Nuk dihet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasë ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota, përveç revolucionit, nuk ka.
Ndaj dhe ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion, të vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij.
Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë
Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë.
Pas 32 vitesh, Edi Ramam, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanket te studentët, i Spiro Kolekës pra, i biri i një xhelati tjetër që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela, në një akt hakmarrje tipike të etërve, kërkon të asgjësojë opozitën shqiptare.
Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.
Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.
Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar.
Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare, me aktet që ka kryer, me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës së partnerit tonë kryesore, SHBA, me qëllim rrënimin e opozitës shqiptare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/