Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg Alda Klosin pasi zhvilloi seancën e ankesës së saj ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
Detajet:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhurme vlërësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës sësigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetases me iniciale A.K (Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave tëzgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës15.12.2022, ku nëRrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhurbanesa e shtetases me iniciale A.K (Ç). Nga veprimet hetimoreka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës sështetases me iniciale A.K (Ç), është shtetësja me iniciale R.D, e punësuar si pastruese së bashku me djalin e saj me iniciale H.D.
Me vendimin nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 Gjykata e RrethitGjyqësor Tiranë, vendosi:
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.K(Ç), e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, duke vlerësuar si të paligjshëm ndalimin dhe caktimin e një mase sigurimi të ndryshme nga ajo që ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Seanca gjyqësore u zhvillua në mungesë të ankueses, nëprezencë të mbrojtësit të zgjedhur prej saj, av.Ilirjan Muho.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 20.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irena Brahimi, vendosi:
-Miratimin e vendimit nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/