ZHUPA/ Planet për ndërtime në Drilon, i njëjti skenar dhe të njëjtët...

ZHUPA/ Planet për ndërtime në Drilon, i njëjti skenar dhe të njëjtët protagonist me Butrintin

78
0
Shares

Deputetja Ina Zhupa tha sot se planet për ndërtime në Drilon, i njëjti skenar dhe të njëjtët protagonist me Butrintin. AADF dhe ndërtimet binom i pandarë.

Postimi:

Zona e rëndësisë kombëtare Drilon- Tushemisht buzë liqenit të Ohrit përgatitet plani për ndërtime dhe shkatërrimin e tij.

Asgjë e papritur nga modeli i keqmenaxhimit që njeh qeveria shqiptare dhe në veçanti Ministria e Kulturës, ku edhe në investigimin e BIRN dallojnë përgjigjet “pa këmbë në tokë” të gjuhës nënvlerësuese për UNESCO-n.

Skenari ka shumë pika të përbashkëta me Butrintin:

1- Tentakulat e AADF (fondacion privat dhe interesa private)
2- Moskokëçarja dhe injorimi i kërkesave të UNESCO-s, duke e konsideruar si dorë të dytë (këshilluese që nuk e dëgjon njeri)
3- Përdorimi i metodës së copëzimit të mbrojtjes, duke hequr zona të tëra nga mbrojtja dhe duke i destinuar për ndërtime.
4- Shkatërrimi pa asnjë keqardhje i pasurisë dhe trashëgimisë kombëtare me rëndësi botërore.

Lexoni investigimin e plotë të BIRN nga gazetarja Luljeta Progni. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY