LAJMI I FUNDIT/ Çfarë ndodhi në shpellën e Ostrenit në Bulqizë, 2...

LAJMI I FUNDIT/ Çfarë ndodhi në shpellën e Ostrenit në Bulqizë, 2 personat vajtën atje edhe me një motor nafte

95
0
Shares

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY