Vlera monetare e medaljeve të Rio 2016

Vlera monetare e medaljeve të Rio 2016

213
0
Shares

Medaljet e arta olimpike janë të bëra nga gjaku, djersa dhe lotët. Janë të bëra nga mëngjeset e shpejta dhe mbrëmjet e vona të sakrificave. Janë të bëra nga koha e gjatë e qëndrimit në pishina apo në dhomën e peshës. Jeta e një sportisti është e lidhur pas sakrificave dhe dhimbjes fizike…

Por, medaljet olimpike kanë dhe një vlerë monetare. Megjithëse asnjëra prej tyre nuk janë vetëm më ar, argjend apo bronz, ato kanë një vlerë reale, të përcaktuar në treg.

Duke ndjekur standardet olimpike, medaljet e arta janë të përbëra vetëm më 1% ar, 92.5% argjend dhe pjesën e brendshme të bronztë. Me çmimet aktuale të tregut, 1% i përdorur apo 6 gramët e medaljes së artë do të vlenin 249.2 dollarë (41.57 dollarë për gram). 92.5% i përbërë nga argjendi kushton 259$ (0.56 dollarë për gram). Pra, vlera monetare e një medalje argjendi do të ishte 508.42 dollarë.

Medaljet e argjendta, të cilat përbëhen me 93% argjend, nga ku 30% është argjend i ricikluar nga sende dhe 7 % përbëhet nga bakri, më një vlerë monetare 260.4 dollarë. Medaljet e bronzta janë kryesisht të përbëra nga bakri dhe në lojërat olimpike të 2012 vlera monetare e tyre ishte më pak se 5 dollarë.

Këto medalje do të varën në qafën e fitimtareve dhe shumë shtete ofrojnë inkurajim monetar për atletët që do të fitojnë një medalje të tillë. SHBA ofron përkatësisht 25.000, 15.000 dhe 10.000 për të artën, argjendtën dhe të bronztën. Azerbajxhani ofron 510.000 dollarë për sportistin që do të rrëmbejë një medalje të artë, Rusia 135.000 dollarë dhe Tajlanda 314.000 dollarë. Edhe Kina është e njohur për shpërblimet e saj për fituesit, ku përveç çmimeve, ka ofruar edhe apartamente, makina ose dhe të dyja bashkë. Në anën tjetër ka dhe vende si Mbretëria e Bashkuar, që nuk ofrojnë shpërblime shtesë për fituesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY