Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, takim me deputeten e parlamentit austriak

18/02/2023
Berisha, takim me deputeten e parlamentit austriak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha është takuar sot me deputeten e parlamentit të Austrisë, Zj. Gudrun Kugler. Ai ka biseduar me të veç problemeve që lidhen me çështjen e forcimit të familjes edhe për marrëdhëniet e PD me Partinë Popullore austriake.

Postimi i Berishë

Të dashur miq, pata kënaqësinë të pres në takim deputeten e parlamentit të Austrisë, Zj. Gudrun Kugler së bashku me përfaqësuesit e Koalicionit për Mbrojtjen e Familjes, përfaqësuar nga kryetari, Pastor Akil Pano, shoqëruar nga familja e tij, si dhe nga Av. Margarita Kola dhe Drejtuesi i Departamentit të familjes dhe politikave kundër shpopullimit pranë PD, Aulon Kalaja. Kjo vizitë lidhej me Konventën ndërkombëtare, Familja, Zoti, Kombi, që zhillohet në Tiranë, e organizuar nga Koalicioni për Mbrojtjen e Familjes.

Ishte pikërisht çështja mbi familjen, rolin dhe vlerat njerëzore dhe hyjnore të saj, që u ndalëm gjatë shkëmbimit të mendimeve që patëm.

Largimi rekord i 934 mijë shqiptarëve brenda 10 vjeçarit të fundit vetëm në hapsirën e Shengen-it , krahas faktit tragjik se sot vdesin më shumë shqiptarë sesa lindin, është prova më e fortë e një axhende të qartë shpopullimi, anti-familje dhe anti-kombëtare. Këto shifra janë dëshmi e asaj çka mund të quhet pa asnjë hezitim, një spastrim genocidal pasi aty ky familja tkurret, aty kombi shuhet!

Përballë këtij realiteti tragjik, u garantova miqve të Koalicionit për Mbrojtjen e Familjes se Partia Demokratike do të investohet fuqimisht në realizimin e një programi ambicioz dhe historik në promovimin e politikave mbështetëse ndaj fëmijëve dhe nënave shqiptare, duke nxitur rikthimin e diasporës dhe fuqizimin e familjes shqiptare sipas vlerave më të larta që kombi ynë ka përfaqësuar ndër shekuj. Sikundër e garantova Zj. Kugler se programi i Partisë Demokratike për familjen do të hartohet në bashkëpunim të ngushtë me Koalicionin për Mbrojtjen e Familjes.

Zj. Kugler dëshmoi sesi kjo agende anti-familje e mbështetur nga rrjeti soros godet dhe individët dhe çdo kauzë që e lufton atë, duke qënë dhe vetë ajo objekt sulmesh e akuzash të pavërteta. Në këtë drejtim, i garantova Zj. Kugler se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë kompromis që cënon dinjitetin njerëzor, pavarësisht se zhvillimet më të fundit nga skandali McGonigal dëshmojnë se promotorët e kësaj axhende, janë të gatshëm të shkojnë në korruptimin e çdokujt, në çdo shtet, vetëm me qëllim realizimin e objektivëve të tyre.

E falënderova së fundmi deputeten Kugler për marrëdhëniet shumë të çmuara që Partia Demokratike dhe Shqipëria kanë patur përkatësisht me Partinë Popullore dhe me shtetin Austriak si dhe për investimet që kompanitë austriake kanë realizuar me sukses ndër vite në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.