22 pallate të konfiskuara, Artan Lame kërkon të ulen taksat e shitjes

22 pallate të konfiskuara, Artan Lame kërkon të ulen taksat e shitjes

82
0
Shares

22 pallate e objekte të tjera ndërtimi janë konfiskuar gjatë vitit 2022 për shkak se nuk kishin leje tha sot drejtori i Kadastrës Artan Lame.

“Unë gjykoj se ka pasur efekt të jashtëzakonshëm në ulje drastike, në nivel afër 0 të shkeljeve në ndërtime masa e ndërmarrë nga qeveria, e morën vesh që qenka serioze kjo punë, prek dhe oligarkët. Unë jam shumë pro asaj si masë…”, tha Lame pa specifikuar se ku ndodheshin pallatet e konfiskuara dhe kujt i përkisnin.

Ai këmbëngul se ulja e taksës së shitjes së banesave do jetë një zgjidhje më e mirë se ajo e rivlerësimit që është ndjekur deri më tani.

“Nëse ulim taksën, do bëhej që të mos kishte më nevojë të bëhen rivlerësime, dhe nga ana tjetër qytetarët ta paguajnë atë, nëse ul taksën, paguaj më mirë 6 apo 8%. Ligjërohet shumë më tepër pronë.”

Sipas të dhënave nga Kadastra përgjatë vitit 2022 janë kryer rreth 20 mijë legalizime, ndërsa rreth 250 mijë familje kanë marrë certifikatën e pronësisë.a b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY