Drejtoria e policisë së Tiranës, ceremoni për daljen në pension të kryekomisarit

Drejtoria e policisë së Tiranës, ceremoni për daljen në pension të kryekomisarit

82
0
Shares

Drejtoria e policisë së Tiranës i dha sot çertifikatën e karrierës kryekomisarit Shkelqim Nezaj në përmbyllje të karrierës në Policinë e Shtetit dhe daljes në pension.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj vlerësoi punën e oficerit me përvojë të policisë, Nezaj, duke theksuar kontributin e tij në standartet e policisë shqiptare, veçmas arritjet e tij në Policinë Rrugore.

Nezaj punoi për afro 20 vite si shef i policisë rrugore në Tropojë, Përmet, Librazhd, Lezhë, në policinë e rendit në Bulqizë, n/drejtor i Parkut të mjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe specialist në drejtorinë e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Pak vite para pensionit punoi në drejtorinë e Tiranës dhe komisariatin Rrugor të kryeqytetit.

Miq të tij, kolegë të drejtorisë së policisë në Tiranë morën pjesë në pritjen e drejtorisë së Tiranës me rastin e daljes në pension të kryekomisar Shkelqim Nezës. a.b


 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY