Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Belind Këlliçi vijon Turin e Dëgjimit në Njësinë 5: “Tiranën do ta fitojmë duke dëgjuar këdo”

17/02/2023
Belind Këlliçi vijon Turin e Dëgjimit në Njësinë 5: “Tiranën do ta fitojmë duke dëgjuar këdo”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Belind Këlliçi vijon Turin e Dëgjimit në Njësinë 5. “Tiranën do ta fitojmë duke dëgjuar këdo”, është slogani i turit.

Deklarata:

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vazhduar turin “Jam këtu t’ju dëgjoj” përmes takimeve dhe bisedave me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë.

Edhe në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës nuk munguan pakënaqësitë e tregtarëve për mungësën e fuqisë blerëse dhe indiferencën e institucioneve.

“E di atë krimbin në gur? Tërhiq e shty! Tërhiq e shty! Nga mëngjesi, në darkë. Unë kam 40 vjet specialiste por njerëzit nuk vijnë më të bëjnë një veshje të re. Vijnë të arnojnë një palë pantallona. Turp për atë që e sjell, turp dhe për mua që e vë në makinë”, tregoi një rrobaqepëse e zonës.

“Ka mbaruar çdo gjë. Po na vjen fundi avash-avash. Jemi në një moshë që as kurbetin nuk e mbajmë dot”, tha një tregtar tjetër, i cili e ftoi Këlliçin të shihte vetë raftet bosh në dyqan.

Ndërsa ka shtrënguar duart me qytetarët dhe ka biseduar me ta për problemet e përditshme dhe pritshmëritë nga pushteti vendor, Belind Këlliçi ka dëgjuar ankesat për cilësinë e ujit.

“Ai ma jep ujin të papijshëm. Unë ujin e blej dhe më fut 34 mijë lekë ujë në faturë.
E përzunë studentët aty dhe pa pikë turpi fliste me ta”, tregoi njëri prej tyre.

“Djali i madh më ka ikur në Norvegji. Do më ikë edhe i vogli tani. Do të mbetem vetëm me gruan”, rrëfeu një tregtar tjetër në bisedën me Këlliçin.

Ankesat e banorëve e kanë çuar Këlliçin dhe ekipin e tij në një zonë të harruar nga bashkia, pjesë e njësisë nr. 5. Ndërsa interesohej se përse sheshi mes pallateve ishte shndërruar në një pellg me ujë të ndotur, Këlliçi mori këtë përgjigje nga një banor i zonës: “Ka prej vitesh kështu, gjol. Për faqen e zezë.

Këtë bashkia e ka bërë me poshtërsi që kur ka dhënë tenderin para 5 vitesh për kanalizimet për të gjithë lagjen dhe kanë plasur ujërat e zeza”. Turi i Dëgjimit po vijon në çdo njësi të Tiranës, nga qendra në rrethina. Belind Këlliçi ka zgjedhur t’i ofrojë hapësirën e tij publike qytetarëve, me të cilët po harton programin e tij elektoral. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.