Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre”

17/02/2023
“Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre”
Share on FacebookShare on Whatsapp

NJOFTIM PËR SHTYP

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre.

Deklarata:

Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve.
Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë.
Pavarësia e Kosovës është në radhë të parë, dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj.

Kosova është një trevë, në të cilin nga 1870 deri 1999 është derdhur gjak, janë bërë luftëra dhe kryengritje më shumë se në çdo trevë tjetër të kontinentit.

Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit vizionar, Ibrahim Rugova, i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me vizion të madh, thuri dhe ndërtoi në ndërgjegjen, shpirtin dhe zemrën e qytetarëve të këtij vendi, ëndrrën e pavarësisë. Ndërtoi aty pushtetin paralel të shqiptarëve, që kundërshtonte pushtetin e pushtuesve.
Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili vendosi në historinë e shqiptarëve, kulmin e guximit, burrërisë, sakrificës për vendin dhe kombin.

Natyrisht, mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës, por kjo pavarësi do ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishëm, pa rolin udhëheqës në këtë proces nga SHBA. Kongresi i këtij vendi, presidentët Klinton dhe Bush, vendet e NATO-s që ndërmorën ofensivën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, çdo shqiptar feston me krenari të veçantë 15-vjetorin e republikës së pavarur të Kosovës. Në 15 vite, Kosova ka shënuar suksese mahnitëse, arritje të mëdha.
Ajo është sot shteti me të drejtat dhe liritë të pakicave më të respektuara në rajon. Shteti i standardeve më të mira të funksionimit të ligjit. Shteti, në të cilin ekonomia zhvillohet dhe ndër më solidet, ka një infrastrukturë më moderne në rajon.
Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me çikat e saj. Por edhe kurorën mbretërore në sportet e admirueshme të vajzave të saj.

Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre.
Ndaj ta urojmë në këtë 15-vjetor, Kosovën, qytetarët e saj, mbarë shqiptarët, për suksese edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet! a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.