Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqipëria nuk i përmbush detyrimet”, Ministrat e Finances së BE: Regjim fiskal problematik

16/02/2023
“Shqipëria nuk i përmbush detyrimet”, Ministrat e Finances së BE: Regjim fiskal problematik
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Shqipëria nuk i përmbush detyrimet”, Ministrat e Finances së BE fut në listën e mbikqyrjes Shqipërinë për shkak të një regjimi fiskal problematik, deklaroi anëtari i kryesisë, Eno Bozdo.

Deklarata e Bozdos:

Ministrat e Financës së Bashkimit Evropian, e përcaktuan dje Shqipërinë si një vend me regjim fiskal problematik, i cili nuk përmbush transparencën e nevojshme të standardit fiskal të vendeve të BE.

Ministrat e Financës së Bashkimit Evropian, pasi vlerësuar Shqipërinë në tre drejtime kryesore:
1) Transparenca e sistemit fiskal,
2) taksimi i drejtë dhe i ndershëm, si dhe ,
3) lufta kundër praktikave të dëmshme fiskale, konkluduan se Shqipëria nuk i përmbush këto detyrime.

Shqipëria zbret në këtë kategori problematike pasi për tre vjet e gjysëm, ekzaktësisht që nga qershori i vitit 2019, ajo konsiderohej si një vend me praktika brenda standardit evropian përsa i përket kritereve të mësipërme.

Vlen të theksohet se në kategorinë ku Shqipëria është vendosur dje, ne jemi i vetmi vend evropian me aspiratë të qartë për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kategori me janë vende si Armenia, Belize, Curacao, Seyshell, Aruba, Botswana etj.

Është e kuptueshme se ndërsa vendi ynë ka marrë ftesën për hapjen e negociatave, vendimi i BE-së për ta shpallur Shqipërinë si vend problematik, është qartazi vendim politik. Ky vendim është një ndëshkim i pastër për atë që po ndodh në Shqipëri!

Ky vendim reflekton paralajmërimet e shumta të faktorit ndërkombëtar, mes tyre edhe të Komisionit Evropian, për të mos lejuar miratimin e projektligjit për amnistinë fiskale.

Sa për kujtesë, qëndrimi i BE mbi projektligjin, ishte dhe është shumë i qartë: “Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnistinë fiskale.

Projektligji dobëson kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që bën pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë me BE-në lidhur me kërkesat tatimore”
Në qëndrime edhe më të ashpra është FMN: “Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, “, thekson FMN.

Përballë ndërkombëtarëve, me kokëfortësinë e njeriut të zënë në çark, qëndron Rama me këmbënguljen e tij për të miratuar këtë projektligj. Dhe sa më i madh bëhet izolimi ndërkombëtar kundër Ramës, aq më i fortë është vullneti i tij i mbrapshtë politik për të ecur përpara me këtë projektligj.

Arsyeja është një dhe vetëm një: Rama ka nevojë jetike për paratë e krimit të organizuar.

Ka nevojë sepse shpenzimet e tij për blerje votash, blerje favoresh, blerje mediash dhe gazetarësh, kërcënimet dhe shantazhimet, kërkojnë gjithnjë e më shumë para.

Skandali “Mcgonigal” ka ekspozuar në detaje makinerinë kriminale që ai ka ngritur në këto vite.

Qerthulli i krimit ku është zhytur nuk lejon alternativë tjetër, vecse pushtet për të vjedhur para dhe para për të vjedhur zgjedhjet.

Sa më shumë ai qëndron në karrigen e kryeministrit, aq më shumë dëmtohet reputacioni ndërkombëtar i Shqipërisë dhe aq më shumë izolohet vendi ynë.
Ikja e Ramës është tashmë emergjencë kombëtare. Dhe ai do ikë, që Shqipëria të çlirohet nga një korruptues serial që ka vrarë me ndërgjegje cdo shpresë për një jetë normale në këtë vend. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.