Marrëveshja për studentët e Ministres Kushi me Kryetaren e Bashkisë Durrës Sako/...

Marrëveshja për studentët e Ministres Kushi me Kryetaren e Bashkisë Durrës Sako/ Xhaferri: Prej 10 vitesh propagandë dhe mashtrim ndaj stidentëve

48
0
Shares

Marrëveshja për studentët e Ministres Kushi me Kryetaren e Bashkisë Durrës Sako, ka nnxitur kreun e FRPD, Besart Xhaferri ti kujtojë socialistëve se prej 10 vitesh ata po bëjnë propagandë, mashtrim dhe demagogji me studentët.

Deklarata:

Ministrja Kushi zaptoi dje mediat duke nënshkruar marrëveshje me kryetaren e Bashkisë Durrës për kartën e studentit për Universitetin Aleksandër Moisiu. Ajo harroi apo bëri sikur harroi premtimet e qeverisë gjatë protestës së studentëve të 2018-2019 për shërbimet mbështetëse të përfshira në kartën e studentit.

Sipas marrëveshjes së djeshme studentët e universitetit të Durrësit do të përfitojnë shërbime dhe produkte me çmime të reduktuara ose falas nga Qendra kulturore Aleksandër Moisiu, Rrjeti muzeor, Biblioteka publike, Pallati i sportit, pra shërbime jo themelore për studentët.

Shfrytëzimi i bibliotekave publike nuk ka pasur e nuk ka asnjë kosto, zonja të nderuara; është e turpshme ta servirni si mbështetje për studentët. Ndërsa muzetë, sipas statistikave, një student i viziton 1 ose 2 herë gjatë viteve universitare.
Zonjat ministre dhe kryebashkiake nuk na thanë asnjë fjalë për transportin e përditshëm të studentëve, të cilët presin prej vitesh t`u mbështetet financiarisht, as për qendrën studentore ku të ketë konvikte për studentët, as për mensa dhe shërbime të tjera ekzistenciale, të cilat përballohen tërësisht nga studentët dhe familjet e tyre.

Zonja Kushi dhe znj. Sako duhet të pranojnë publikisht para studentëve mosmbajtjen e premtimit për kartën e studentit – një nga pikat themelore të Pakti i universitetit të 2019 – një nga shërbimet kryesore të të cilit ishte mbështetja financiare e transportit për studentët

Nënshkrimi e rinënshkrimi i marrëveshjeve propagandistike nuk është gjë e re për qeverinë e Rilindjes, por studentët e qytetarët e kanë kujtesën më të gjatë se kjo qeveri, e cila jo vetëm nuk u ka dhënë asnjë mbështetje gjatë këtyre 10 viteve, as gjatë pandemisë e krizës ekonomike, por edhe synon t`i përfshijë në demagogjinë e mashtrimeve të mëdha.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY