Berisha: ‘Nongratan’ time e bëri Soros dhe qeveria, nuk kam fakte se...

Berisha: ‘Nongratan’ time e bëri Soros dhe qeveria, nuk kam fakte se e bëri Mc Gonigal. FBI kontrolloi dhe nuk gjeti gjë

47
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sonte në një intervistë në syri tv se FBI dhe institucionet e tjera të SHBA i kanë bërë një kontroll universal atij dhe nuk kanë gjetur asgjë.

I pyetur nga moderatori i emisionit Çim Peka, nëse Charles McGonigal ka bërë dosjen e tij për shpalljen ‘non grata’ Berisha është shprehur se nuk mund ta akuzojë për këtë pjesë ndërsa shpjegoi për komunikime indirekte me ambasadën dhe burimet e dosjes për nongratën sipas DASH.

“Unë nuk mund të akuzoj McGonigal për shpallej time non grata. Por kam fakte. Yuri Kim vetëm disa orë pas shpalljes time non grata, i ka deklaruar një bashkëpunëtoreje timen, se dosjen e ka përgatitur FBI.

Një punonjës tjetër i rëndësishëm i ambasadës, në një mesazh i thotë një bashkëpunëtore tjetër, se ne nuk kemi punuar me dosjen, por zyra tjetër. Fjala është për FBI. Por kjo është vëtem Yuri Kim.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se është bazuar në marrjen e vendimit nga raportet në media, të kontrolluara nga Soros, në raportet e OJF-ve të sponsorizuara nga Soros dhe tre nga raportet e antikorrupsion të qeverisë së Edi Ramës. Këto tre burime ka rreshtuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i cili e kishte fare të thjeshtë të thoshte e kemi bazuar në raportet e agjencive tona.

Burime të vetme janë mediat e Soros dhe Carlo Bollinos. Kjo është 100% e gjetur, të cilat për hir të së vërtetës i kanë verifikuar dhe kanë gjetur zero, tërësisht mashtrime. Prandaj nuk nxjerrin asgjë, nuk i dërgojnë asgjë kongresmenit.

FBI dhe jo vetëm FBI, por gjithë agjencitë kanë bërë një kontroll universal për Sali Berishën dhe fëmijët e tij dhe kanë gjetur zero. Kjo është e vërteta. Në këto kushte nuk mund të akuzoj McGonigal. Atë që akuzoj tani është Mark Rossini, i cili i paguar i papaguar ka bërë deklarata politike kundër meje’, shpjegoi Berisha në syri tv. syri.net

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY