Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërmet shkatërrues në Turqi e Siri, mbi 500 viktima, mijëra të plagosur

06/02/2023
Tërmet shkatërrues në Turqi e Siri, mbi 500 viktima, mijëra të plagosur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter shkaktoi më shumë se 500 viktima në Turqi e Siri, ndërkohë afro 2300 mije persona të tjerë janë plagosur. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri dyshohet të jetë akoma më i lartë. Tërmeti i tmerrshëm zgjati afro 40 sekonda.

Afro 40 pasgoditje me mangnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm.

Pasgoditja më e fortë deri më tani është regjistruar 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7.

Presidenti turk Tayip Erdogan ka reaguar për tragjedinë përmes një postimi në Facebook fill më pas.

“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësia, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera kanë nisur punën me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme. Ne vazhdojmë punën tonë”-shkruan presidenti turk.

Lëkundjet e tërmetit tragjik janë ndjerë edhe në Qipro, Gaza dhe Liban. Autoritetet turke shpallën “alarmin e nivelit 4” që kërkon ndihmë ndërkombëtare dhe SHBA shprehën të parat gatishmërinë për të ndihmuar.

Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje kanë ofruar mëngjesin e kësaj të hëne liderët botërorë, të cilët u zgjuan me lajmin e tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një postim në Twitter tha se Greqia do të ofrojë ndihmën e saj e menjëhershme. “Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me njerëzit e prekur nga kjo tragjedi. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të asistojë menjëherë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet tij për viktimat në Twitter dhe ofroi asistencë. “Jemi krah popullit turk në këtë kohë të vështirë. Jemi gati për të ofruar asistencën e nevojshme për të tejkaluar pasojat e kësaj fatkeqësie”, tha Zelenski.

Në Twitter, kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte i “pikëlluar për jetët e humbura dhe dëmet në ndërtesa”. “India qëndron në solidaritet me popullin e Turqisë dhe është e gatshme për të ofruar të gjithë asistencën e mundshme për t’u përballur me këtë tragjedi”, tha ai.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif përcolli ngushëllimet e tij për të prekurit në Turqi e Siri, nëpërmjet një serie postimesh në Twitter.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog shkruajti: “Shteti i Izraelit është në gatishmëri për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme. Zemra tona janë me familjet që humbën njerëzit e dashur dhe me popullin turk në këtë moment të dhimbshëm”.

Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara ishin “thellësisht të shqetësuara” për shkatërrimin në Siri dhe Turqi. “Kam kontaktuar me zyrtarët në Turqi për t’i shprehur gatishmërinë tonë për të ofruar çdolloj asistence. Do të vijojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkruajti Sullivan në Twitter.

Misioni diplomatik i SHBA në Turqi shprehur po ashtu pikëllimin për pasojat tragjike të tërmetit. r.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.