Kandidati për bashkinë e Kukësit: Gjici ka nisur blerjen e votës me...

Kandidati për bashkinë e Kukësit: Gjici ka nisur blerjen e votës me para dhe paligjshmëri

78
0
Shares

Kryetari 8 përqindësh i Bashkisë së Kukësit shantazhon kuksianët nga ethet e humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, tha sot kandidati demokrat për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ndërsa u bëri thirrje kuksjanëve të protestojnë në shesh para Kryeministrisë më 11 shkurt.

Deklarata:

Jam para jush për të denoncuar qëndrimet antidemokratike nga ana e kryetarit 8% të Bashkisë tonë, si dhe bandës së Taulant Ballës dhe Edi Ramës në Kukës.

Të gjendur në shkretëtirën e braktisjes, mllefin e urrejtjes ndaj tij dhe shpurës së injorancës moniste nga banorët e Kukësit, të ushqyer nga Diktatura e korrupsionit dhe krimit, të sëmurë nga ethet e humbjes së pushtetit të pamerituar, bashibozukët që nuk kanë lënë gjë pa i vjedhur Kukësit janë lëshuar si hiena për t’u vrarë kuksianëve krenarinë.

Ka ditë dhe muaj që njeriu, i cili me paratë e vjedhura nga xhepat e qytetarëve të Kukësit, falë korrupsionit të tij galopant, po bën çmos për të dëmtuar në mënyrë palcore demokracinë nëpërmjët deformimit kriminal të votës.

Kam marrë me qindra mesazhe dhe telefonata, si dhe nga biseda me dhjetëra të punësuar në administratë, se nga ana e kryetarit 8% dhe drejtuesve të institucioneve në Kukës u kërkohet plotësimi i formularëve, me të dhëna të mbrojtura, për emra të personave që do ta votojnë atë dhe partinë socialiste.

Këto veprime bien ndesh hapur me liritë dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe janë në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.

Gjithashtu jam vënë në dijeni nga shumë punonjës kurajozë të administratës, nga mësues, mjekë dhe infermierë se formularët e patronazhimit kriminal janë kthyer mbrapsht bosh, pa asnjë shënim, duke mbrojtur me dinjitet figurën e qytetarit të lirë dhe duke përbuzur vasalitetin.

Kam mësuar gjithashtu se kanë filluar të tjetërsojnë në mënyrë kriminale listën e votuesve, ndaj gjej rastin t’u kërkoj punonjësve të zyrave të gjendjes civile: hiqni dorë sa më parë dhe mos u bëni kontigjent kriminal!

Jemi informuar gjithashtu se në shkelje të hapur të ligjeve të vendit, drejtuesit e institucioneve te Bashkise, deri në nivel shef sektosi si dhe të gjithë drejtuesit e dikastereve të tjera, kanë dorëzuar deklaratë dorëheqje pa datë, kjo si formë primitive e presionit ndaj tyre në rast humbjeje në zgjedhjet e 14 Majit.

Ka ditë dhe muaj që “ujku” i pushtetit absolut në Kukës është bërë “qingj” duke toleruar paligjshmerinë në këmbim të një grushti vota. Ka kohë që flitet dhe pritet se thasët me para të krimit dhe korrupsionit do të derdhen për të manipuluar, blerë dhe shantazhuar votuesit kuksianë.

Megjithë këto përpjekje të dëshpëruara, jam i bindur se Kukësi do ta ndëshkojë rëndë këtë barrë të keqe dhe turpëruese, duke e hedhur në honet e harresës me datë 14 Maj.

Gjej rastin të falenderoj me mirënjohje për mbështetjen e pakursyer ndaj meje të gjithë intelektualët, punonjësit e ndershëm të administratës, mjekët, mësuesit, edukatoret, infermierët dhe gjithë qytetarët kurajozë të Kukësit që e kanë lënë në vetminë e madhe kajmekanin e Taulant Ballës në Kukës, dhe i garantoj se qëndrimet e tyre do të vlerësohën gjithmonë nga ana ime sot si kandidat e nesër si kryetar i Bashkisë.

Njëkohsisht paralajmëroj kryetarin 8% të komitetit dhe gjithë kriminelët patronazhistë se nuk do të kursej asgjë për t’iu dhënë vendin që meritoni para ligjit dhe historisë.

Inkurajoj gjithë demokratët, qytetarët e paparti dhe socialistët e ndershëm të Kukësit të përbuzin me neveri patronazhistët e “rilindjes” dhe kryetarit 8% të Kukësit, të mbajnë lart emrin dhe dinjitetin e lumjanit, hasjanit, goranit dhe malziasit duke mos u shantazhuar dhe duke e braktisur njëherë e mirë këtë model të turpshëm të qeverisjes së Kukësit.

Gjithashtu ju ftoj të gjithëve që me datë 11 Shkurt ora 12.00 të bëhemi bashkë në sheshin para Kryeministrisë për të protestuar ndaj vrasësve të demokracisë, pluralizmit dhe shpresës së shqipëtarëve! r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY