Durrës, vodhi 11 herë nga një biçikletë por tek e fundit e...

Durrës, vodhi 11 herë nga një biçikletë por tek e fundit e panë

38
0
Shares

U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY