Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama kreu një akt shumë armiqësor ndaj SHBA

03/02/2023
Berisha: Rama kreu një akt shumë armiqësor ndaj SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kryeministri Rama kreu një akt shumë armiqësor ndaj SHBA
McGonigal nuk është i vetmi.

Deklarata:

Për të gjithë ata që duan demokracisë, që besojnë se jeta duhet të ndërtohet në këtë vend, për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme dhe jo për tu braktisur, duhet të ngrihemi o sot o kurrë për përmbysjen e tij.

Përgjegjësia është absolute. Jemi në kushte të një diktature krimi, droge dhe vjedhje që tejkalon çdo sistem tjetër diktatorial në mosrespektimin e rregullave. Këtu ka vetëm malinjitetin, keqësinë shpirtërore të një njeriu që nxjerr trashëgimninë atërore ndaj qytetarëve, opozitës dhe shpreson se kështu do të rrijë më gjatë se etërit e tij në pushtet.
Unë mendoj se ne duhet të fitojmë, unë besoj se ne duhet të luftojmë, ne duhet të ngrihemi. Koha është për një revolucion demokratik. Çfarë veprimesh nuk i lejon vetes ky.

Tre ditë më parë firmosi portin e Durrësit për të vjedhur miliarda shqiptarëve me një grup kryekëput mafioz. Askush nuk i di aksionerët, sepse është vetë i shpërfytyruar për tu bërë një multi miliarder. Nuk ka njeri që nuk do të ikte nga pushteti po të kishte kryer këtë akt. Çdo njeri do të jepte dorëheqjen. Në rrafshin politik, ky ka futur një thikë të tmerrshme, shërbimeve të sigurisë së SHBA. Ka korruptuar me vetëdije të plotë njeriun që absolutisht në institucionin ku punonte kishte postin më delikat.

Në këtë kontekst, ky është një akt shumë armiqësor ndaj SHBA. Por jo vetëm ndaj atyre. Kurrë një vend anëtar i NATO nuk mund të merrte një veprim të tillë ndaj një vendi anëtar të NATO, aq më tepër një vendi udhëheqës të saj. Por ky veprim i duhej për pushtetin. Ky veprim i duhej që të likuidonte opozitën dhe e ndërmorri duke sakrifikuar interesa të mëdha.
Askush nuk e di se McGonigali nuk ja solli Deripaska këtij, apo ky nuk ishte një lidhje ruse. Këto historia ne nuk merremi, se nuk i qartësojmë ne. Por ne shohim këtë, që me veprimin e tij nuk ngurroi për ti futur një thikë pas shpine partnerit strategjik. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Punonjësja e ministrisë nuk paguan biletën në autobus: Jam më lartë se ju, nuk jam popull që të paguaj

Transporti urban drejt paralizës, 40% më pak autobusë në Tiranë

15/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Punonjësja e ministrisë nuk paguan biletën në autobus: Jam më lartë se ju, nuk jam popull që të paguaj

Transporti urban drejt paralizës, 40% më pak autobusë në Tiranë

15/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.