“New York Times” çfarë shpjegon nga çështja Mc Gonigal

“New York Times” çfarë shpjegon nga çështja Mc Gonigal

49
0
Shares

Gazeta New York Times ka zbuluar detaje të reja se si ish zyrtari i lartë i FBI-s Charles McGonigal, nuk i  kishte mbajtur të fshehta takimet e zhvilluara në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama, raporton Top Channel pa specifikuar se për cilët takime bëhet fjalë.

Gazeta New York Times sjell këtë detaj i cili fakton qëndrimin e kryeministrit:

“Gatishmëria e  McGonigal për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një vend i cili ka një prezencë diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk e mbajti sekret tek kolegët përfshirjen e tij, na thotë një ish zyrtar. Po ashtu McGonigal përdori adresën zyrtare të FBI-së dhe telefonin për këto çështje, na thotë një person me dijeni të këtij hetimi”, transmeton Top Channel duke cituar New York Times.

Për sa i përket shumës prej 225.000 dollarë dhënë McGonigal nga Neza, New York Times thotë: “Prokurorët nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër  për shkëmbimin e shumës 225.000 dollarë në cash”.

New York Times ndalet edhe tek çështja Muzin-Basha: “Mbetet e paqartë nëse Departamenti Drejtësisë ndërmori hapa të tjerë për hetuar Nick Muzin dhe asnjë akuzë nuk u ngrit kundra tij. Vetë Muzin në një deklarim është shprehur se “nuk kishte arsye të besonte  se përse të ishte viktimë e një hetimi të rremë. “Nëse do të isha,  do të isha i pafat dhe shpresoj do të bëhet drejtësi”, transmeton Top Channel duke cituar New York Times. Top channel

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY