Italia, marrëveshje miliardëshe për gazin në Libi, Rusiia humb tregun e madh

Italia, marrëveshje miliardëshe për gazin në Libi, Rusiia humb tregun e madh

38
0
Shares

Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën kombëtare të naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libane të gazit në det të hapur, teksa vendet evropiane kërkojnë të shkurtojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

ENI do të ndihmojë në zhvillimin e tyre, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2026, tha kompania më 28 janar.

ENI vlerësoi se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar.

Kombet evropiane kanë nxituar të blejnë gaz natyror nga burime jo-ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Italia ka qenë konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë, pas Gjermanisë.

Njoftimi i kompanisë ENI erdhi teksa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi Afrikën e Veriut të pasur me energji.

Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian me gaz natyror, duke mbuluar rreth 40 për qind të nevojave të bllokut më 2021.

Këtë fuqi e ka përdorur Kremlini, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Përmes uljes së furnizimeve, Rusia ka tentuar të përçajë unitetin e Perëndimit në mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023 në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë më të këqijat në dekada, Rusia ende furnizon BE-në me gaz përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe Turqi.

Megjithatë, sipas ekspertëve, eksportet mund të zvogëlohen edhe më shumë sesa tani, apo edhe të ndalen tërësisht më 2023, duke detyruar Evropën që të gjurmojë për gaz, në një botë me opsione të limituara. REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY