Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.3: Jam këtu për t’ju dëgjuar!...

Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.3: Jam këtu për t’ju dëgjuar! Veliaj më i keq se Edi Rama!

40
0
Shares

Kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët e njësisë Nr.3: Jam këtu për t’ju dëgjuar! Veliaj më i keq se Edi Rama!

Në takimin që zhvilloi me banorët e njësisë nr. 3, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën,
Belind Këlliçi tha se Turi i Dëgjimit do t’i shërbejë për të ndërtuar një program, që përmban
zgjidhjen e shqetësimeve të tyre në çdo zonë të kryeqytetit.
“Jam këtu për të dëgjuar dhe për të mbajtur shënim të gjithë problematikat tuaja, në mënyrë që
në momentin që ne do të vijmë me prezantimin e programit për Tiranën për 4 vitet e ardhshme,
unë dhe ekipi që më shoqëron do të vijë me problematikat konkrete dhe zgjidhjet konkrete në
çdo lagje dhe çdo cep të Tiranës. Në ka një arsye, në ka një motiv për të cilin PS dhe PD janë
bashkë, është kur thonë që Erion Veliaj është më i keq se Edi Rama. Këtë e thonë të djathtët
patjetër, por këtë e thonë edhe të majtët. Veliaj është një e keqe shumë e madhe. Është çështje
modeli. Është një model i tmerrshëm për Shqipërinë” tha Këlliçi në takimin me banorët.
Në takim mori pjesë edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi nga kandidati për Bashkinë e
Tiranës, të ketë si pikësynim ndaljen e vjedhjes dhe talljes që i bëhet banorëve të kryeqytetit
nga administrata aktuale.
“Këtu është gjithë pediatria në këtë rrugë që ne po flasim. Këtu vjen gjithë Shqipëria me fëmijët
e sëmurë, në hall. I rri mendja se ku është polici. Nuk e kanë idenë njerëzit në Shqipëri, se në
Tiranë është ky lloj regjimi policesk.
Kanë fëmijën e sëmurë dhe shkojnë atje gjejnë “dhuratën” nga Policia Bashkiake. Dhe tallja aty,
thotë “Kjo pagesë shkon për gjelbërimin e Tiranës”. Duhet të ndalni vjedhjen dhe duhet të ndalni
talljen”, u shpreh Alimehmeti.
Shqetësimet e banorëve qenë të shumta. Një prej qytetarëve denoncoi shembjen e shkollës
“Xhezmi Delli” me pretekstin e tërmetit dhe braktisjen e projektit tashmë prej vitesh.
“E kanë shembur shkollën dhe ka mbetur e bllokuar. Kërkojnë të vjedhin. Kafshojnë ndonjë
copë tokë. Kanë nxjerr një projekt por aty ka vetëm shesh”, tha ajo.
“Rrugica Ibrahim Braja e kanë lënë në mizerje. Vazhdimisht gënjejnë. Rrugica jonë është
mizerje, thyhen sotokarti përditë”, u shpreh një tjetër banor i zonës. “Tregu taksi ka arritur në
zero fare kur Erion Veliaj ka shpërblyer njerëzit e vet me makina të reja, nga 50 mijë euro një
makinë. Është krijuar një kaos, që taksitë e vjetra po dalin jashtë loje” u shpreh një tjetër qytetar
që kërkoi subvencim për taksitë, njësoj siç bëhet me transportin publik.
Në takim u ngrit si shqetësim edhe fenomeni i ndërtimeve pa kriter, që kanë cënuar identitetin e
Tiranës.

“Kur vijnë të huajt tek Bashkia për takim ai vazhdon t’u japë si dhuratë simbolin e Tiranës. Po sa
mirë do ishte ta kishte edhe atë pallatin që po ndërtohet mbrapa.
Ta kishte bashkë me atë simbol. Ose kur bëjnë foto, që e retushojnë, e heqin pallatin mbrapa.
Thua ishalla është vetëm Sahati dhe nuk është më pallati nga mbrapa?”, tha një qytetar tjetër.
Përgjatë takimit, kandidati për Bashkinë e Tiranë ka mbajtur shënim çdo problem që u ngrit nga banorët e zonës nr.3. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY