Gazetarja Arbana Xharra duke folë këtë mbrëmje në Top Story thotë se kryeministri Rama nuk mund të zhvillojë asnjë takim zyrtar me SHBA deri sa të përfundojë procesi.
“Unë po bazohem në ‘Washington Post’, ‘CNN’ dhe në raportimet që po bëhen në mediat ndërkombëtare. Nuk përmendet Rama. Përmendet më tej një zyrtar nga Kosova, përmenden edhe zyrtarë nga Bosnja. Ne kemi vetëm një përmbledhje të aktakuzës, është një aktakuzë shumë e madhe, me shumë detaje që priten të dalin në vijim.
Në ‘Washington Post’ ka një detaj shumë interesant, thuhet se pas marrjes së këtyre parave, McGonigal kërkoi hetime ndaj një personi, një lobist shqiptaro-amerikan, përmes kompanisë së të cilit, ai kishte mbështetur opozitën në Shqipëri. Thuhet se është kërkuar të nisin hetimet ndaj këtij personi që punonte për interesat e opozitës shqiptare, pra të kundërshtarëve politikë të Edi Ramës.
Nuk dimë emrin se kush është i përfshirë nga Kosova. Nuk ka rëndësi se çfarë thotë Rama, rëndësi ka që ai nuk mund të ketë asnjë takim zyrtar me SHBA deri sa të përfundojë ky proces dhe të shohim çfarë do të dalë.
McGonigal mund të dënohet deri në 20 vite burg, kështu që emri i tij është lajm në mediat ndërkombëtare. Tashmë po diskutohen dy aktakuza, lidhjet me Shqipërinë dhe lidhjet me Rusinë”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/