Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Parlament se Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.
Berisha tha se Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do poshtëronte çdo vend.
Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët e tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira.
“Por skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin Xhon Kenedi të McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se ka manipuluar, falsifikuar dokumenta.
Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para, nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës”, tha Berisha në Kuvend.
Në vijim kryetari i PD tha se kryeministri Rama ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter, pa moral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime kundër saj.
“Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, kjo ndodh vetëm me Maduron e Venezuelës.
Prandaj sot nuk mund të ketë në këtë parlament debat tjetër përveç këtij debati.
Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.
A e dini se kush ishte McGonigal, a e dini se cili ishte funksioni i tij, që i çcat paratë e kompanive të oligarkut rus? A e dini që Deripaska i ka tentakulat në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare? A e dini se Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave ekonomike ruse në Shqipëri?”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/