Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merr fund hezitimi, gjermanët i japin tanket ‘Leopold’ Ukrainës

25/01/2023
Merr fund hezitimi, gjermanët i japin tanket ‘Leopold’ Ukrainës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e tij do t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake ‘Leopard 2’ si dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë. Vendimi erdhi pas disa javësh hezitimi të Berlinit, që u ndesh me një padurim në rritje në mesin e aleatëve të këtij vendi, njoftoi Zeri i Amerikës.

Nëpërmjet një deklarate, qeveria gjermane tha se do t’i sigurojë fillimisht Ukrainës nga stoku i saj, një njësi tankesh ‘Leopard 2 A6’, që përbëhet nga 14 automjete. Qëllimi është që Gjermania dhe aleatët e saj t’i ofrojnë Ukrainës gjithsej 88 tanke.

“Ky vendim ndjek linjën tonë të mirënjohur në mbështetje të Ukrainës, duke bërë me të mirën e aftësive tona”, tha zoti Scholz pas një takimi me kabinetin e tij në Berlin.

Gjermania po vepron në koordinim të ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë, shtoi ai.

Vendimi i shumëpritur erdhi pasi zyrtarët amerikanë thanë të martën se ishte arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të dërgonin tanke ‘M1 Abrams’ për të ndihmuar trupat e Ukrainës në zmbrapsjen e forcave ruse, të cilat vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në lindje të vendit, ndërsa po shënohet pothuajse një vit nga fillimi i luftës.

Zoti Scholz kishte këmbëngulur që çdo vendim për të pajisur Ukrainën me tanke të fuqishme ‘Leopard 2’ të merrej në bashkëpunim me aleatët e Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara. Duke e detyruar Uashingtonin të përdorë disa nga tanket e veta, Berlini shpreson të ndajë rrezikun e çdo reagimi nga Rusia.

Ekkehard Brose, kreu i Akademisë Federale Ushtarake Gjermane për Çështje të Sigurisë, tha se ky pozicion i Shteteve të Bashkuara ishte vendimtar, për të shmangur që Evropa të përballet e vetme me Rusinë, një vend që disponon armë bërthamore.

Por ai vuri në dukje gjithashtu rëndësinë historike të këtij vendimi.

“Tanket e prodhimit gjerman do të përballen edhe një herë me tanket ruse në Ukrainë”, tha ai, duke shtuar se ky nuk ishte “një mendim i lehtë” për Gjermaninë, e cila e merr seriozisht përgjegjësinë e saj për tmerret e Luftës së Dytë Botërore.

“Megjithatë ky ishte vendimi i duhur“, tha zoti Brose, duke argumentuar se u takonte vendeve perëndimore demokratike të ndihmonin Ukrainën për të ndalur fushatën ushtarake të Rusisë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëroi se do të duheshin rreth tre muaj që tanket e para të dërgoheshin në Ukrainë. Ai i cilësoi tanket ‘Leopard 2’ si “tanket më të mirë të betejës në botë”. Qeveria gjermane tha se planifikonte të fillonte me shpejtësi stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Gjermani. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i cilësoi synimet gjermane dhe të SHBA-ve me vendimin për tanket, si një “një plan katastrofik”. “Jam i bindur se shumë specialistë e kuptojnë absurditetin e këtij vendimi”, u tha zoti Peskov gazetarëve të mërkurën.

“Gjëja kryesore është se ky është një mbivlerësim i potencialit që do t’i shtonte furnizimi me tanke, forcave të armatosura të Ukrainës. Është një tjetër gabim, një gabim mjaft i madh”, tha zyrtari i Kremlinit.

Anëtarët e qeverisë së koalicionit tre-partiak të zotit Scholz e mirëpritën lajmin përpara njoftimit zyrtar. Dy parti më të vogla opozitare, e kritikuan vendimin.

Alternativa e Ekstremit të Djathtë për Gjermaninë e quajti vendimin “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”.

Partia e Majtë, e cila gjithashtu ka lidhje historike me Moskën, paralajmëroi për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Sondazhet e fundit të opinionit publik treguan një ndarje mes votuesve gjermanë mbi këtë çështje.

Trysnia ndaj zoti Scholz u rrit këtë javë pasi Polonia i kërkoi zyrtarisht Gjermanisë miratimin për të dërguar disa nga tanket e veta ‘Leopard’ në Ukrainë. Polonia ka qenë ndër vendet udhëheqëse që u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë për të dërguar tanke gjermane në Ukrainë. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.