Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja feklaroi sot se ai vetë do të depozitojë kallëzim për 21 janarin në SPAK.
”Siç edhe e paralajmërova para dy ditësh, ne sot do të dorëzojmë në SPAK, kallëzimin penal për ish-zyrtarët e lartë të shtetit, në kohën kur ndodhën ngjarjet e 21 janarit 2011.
Do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin, Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës”, theksoi Manja.
Ministri tha se nuk ka vrasje nga pakujdesia dhe se nuk mund të barazohen protestuesit me zyrtarët e gardës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/