Rama në grupin e deputetëve të PS: Në Vlorë gjithë deputetët duan...

Rama në grupin e deputetëve të PS: Në Vlorë gjithë deputetët duan të bëhen kryetar bashkie. Policët marrin lekë për ndërtimet pa leje

40
0
Shares

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para grupit parlamentar, deputetin e PL së qarkut Shkodrës Agron Cela, i cili iu bashkua së fundi socialistëve ndrsa nuk tregoi se cila ishte negociata.

Në vijim Rama prezantoi gjetjet e tij pas analizave vjetore të ministrive duke lavdëruar Spiropalin dhe kritikuar Xhaçkën. Por më vonë kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se nuk ka pasur asnjë kritikë për Xhaçkën.

Burimet thanë se Rama ka qenë kritikë me deputetët, të cilët i kritikoi për mungesa në komisione duke pamundësuar herë pas here mbledhjet.

Gjithashtu kritika ka patur edhe për efektivë të policisë, të cilët sipas Ramës marrin para për të ndërtime pa leje.

Më specifikisht, kritikat e kreut të qeverisë kanë qenë për deputetët e qarkut të Vlorës. “ Të gjithë kanë kërkuar të bëhen kryetarë bashkie”, mësohet të jetë shprehur Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY