Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artan Boriçi, studentët kërkojnë dekorimin nga Presidenca të shkencëtarit të CERN

15/01/2023
Artan Boriçi, studentët kërkojnë dekorimin nga Presidenca të shkencëtarit të CERN
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studentët propozojnë dekorimin nga Presidenca të shkencëtarit të njohur shqiptar Artan Boriçi.

Presidencës së Republikës i ka mbërritur një propozim për dekorimin e shkencëtarit akademik i asociuar Artan Boriçi, në shenjë vlerësimi, respekti dhe nderimi për kontributin e pashembullt të tij në kërkimin shkencor dhe mësimdhënie”, thuhet në një njoftim të Akademisë së Shkencave.

Artan Boriçi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme më 26 mars 2021.

“Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Artan Boriçi, akademik i asociuar, humbi betejën me Covid-19, duke shkaktuar një humbje të jashtëzakonshme për familjen, të afërmit dhe miqtë; duke lënë në mes mjaft angazhime shkencore serioze dhe të mirëpritura brenda dhe jashtë vendit; duke ndërprerë ligjeratat kompetente me studentët dhe bashkëpunimet me kolegët”, thuhet mes të tjerave në kërkesën e studentëve.

Ata kanë përmenduar fondin e shkëlqyer me kërkime dhe punime shkencore, një karrierë të jashtëzakonshme, që e ka identifikuar profesor Boriçin në elitën e studimeve në fushën e fizikës dhe matematikës. Ka bashkëpunuar me sukses me disa qendra të mirënjohura të fizikës dhe matematikës në Zvicër, Gjermani e më gjerë. U bë pjesë e ekipeve të specializuara për kërkime bërthamore europiane. Ishte një prej vlerësuesve dhe paravlerësuesve të konkursit të përvitshëm për çmimin Nobel në fizikë. U ftua të bashkëpunonte dhe bashkëpunoi me agjencitë kërkimore të specializuara ngushtë nga Zvicra në Skoci.

Ai njihet si propozues i një formulimi të ri, që sot citohet me emrin Boriçi-Krojc. Studimet e tij janë pika reference brenda dhe jashtë vendit. U bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

Ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010.
Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003).

Profesor Artan Boriçi ka punuar mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Univresitetit të Tiranës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.

Studentët propozues shprehiun besimin se Presidenca do ta vlerësojë profesor Boriçin, “si një shenjë e mirënjohjes së shtetit shqiptar për punën, angazhimin dhe kontributin e Tij, si një shembull për edukimin dhe frymëzimin e gjeneratave në të gjitha nivelet mësimore e studimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.