Pritet rënia e temperaturave në të gjithë vendin gjatë ditëve të mbetura të kësaj jave ndërkohë që vende vende do të ketë edhe reshje shiu.
Termometri nuk do të shënojë më shumë se 32 gradë celsius në bregdet ndërkohë që temperatura më e ulët do të jetë edhe 14 gradë, duke na kujtuar vjeshtën.
Plazhistët duhet të dalin më vonë në plazh dhe të ikin më shpejt për shkak të rënies së temperaturave.
Ndërkohë sot paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat malore.
Gjatë pjesës së dytë të ditës nuk përjashtohen edhe vranësira të herë pas hershme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/