Policia jep detaje për ngjarjen e mbremshme ku një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes pasi u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë.
Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur “Vranisht” Vlorë dhe mund t’i përkasë moshës rreth 20-25 vjeç, për të cilin po punohet për gjeneralitetet e tij të plota.
Ky shtetas punonte si çoban në stanin e Sheref Lelaj i cili u arrestua po sot nga policia.
Sheref Lelaj, 74 vjeç, është banues në fshatin Mesaplik, Vlorë. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit, V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.
Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/