Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi se e ka logon, do mbrojmë vendimin e gjykatës, Rama nul lejon regjistrimin e vendimit.
Argumenti:
Zyrtarisht e kemi logon. Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon.
Sepse ka një vendim gjykate që e njeh.
I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës.
Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon.
Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër.
Ke ti objeksione që këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër.
Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor.
Janë disa parime të paprekshme.
Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton.
Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim.
Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit.
Në vijim Berisha e quajti ‘Darka famëzeze e Ramës me policinë’ takimin e kryeministrit me oficerët e policisë.
“Të gjitha këto do rrëzonin jo një, por tre qeveri. Por Rama kalon në heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Në vend të ndonjë dorëheqje, vazhdojnë mashtrimin çdo ditë ndaj qytetarëve.
Atëherë fjala u takon qytetarëve.
Nuk ka zgjidhje përveç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim të pashembullt.
Edi Rama organizon darkën famëzezë me shefat e policisë në vend, në shkelje me çdo ligj dhe parim për policinë.
Darka ishte një përpjekje e Edi Ramës për të shtrënguar radhët përpara stuhisë së revolucionit.
Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve.
Ftoj çdo demokrat të hapë një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit.
Udhëzimet e dhënë nga Edi Rama janë goditja e mëshirës për këtë institucion.
Zgjidhjen e jep dhe do ta japë vetëm revolucioni demokratik.
Qytetarë, ju e shihni vetë se kush qeveris dhe ku shkojnë taksat tuaja.
U zbulua rastësisht se sa dyshekë janë të mbushur me euro, se sa arka të mbushura plot mund të jenë në Surrel.
Kemi të bëjmë me një shpërthim të tmerrshëm të gjirizit të korrupsionit dhe vjedhjeve të kësaj qeverie”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/