Eksploziv shtëpisë së shefit të krimeve në Shkodër

Eksploziv shtëpisë së shefit të krimeve në Shkodër

33
0
Shares

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit Pëllumb Shpati, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Në banesë jetojmë 3 familje, 17 vetë në shtëpi, jemi terrorizuar. Shpërthimi ka ndodhur për shkak të dëtyrës së djalit , nuk kemi patur konflikte me njeri. Shpërthimim ishte i fuqishëm u dëmtuan muri, dyert , dritaret. Nuk i kam njeriu borxh, as me ka njeri borxh- tha babai i Pëllumb Shopatit, Gjergj Shpati.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY