Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i Qeverisë, Universitetet publike drejt privatizimit. Miratohet me VKM tjetërsimi i Universiteteve Publike në Fondacione

06/01/2023
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skandali i Qeverisë, Universitetet publike drejt privatizimit pas miratimit të një VKM që bën tjetërsimin e Universiteteve Publike në Fondacione. Asgjeson përfundimisht arsimin e lartë shtetëror, thotë drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula.

Argumentat:

QUniversiteti shqiptar ndodhet në udhëkryqin më të errët e në ditët më të vështira që prej themelimit të tij.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike, duke i shndërruar në universitete publike të pavarura ose – siç quhen në VKM, – në fondacione.

VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.

Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës.

Përmes kësaj VKM  universitetet do të rithemelohen,  thënë ndryshe:

–           pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;
–           gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë;    e për më tepër;
–           do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve.
Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.

–           pas ngritjes së një sërë agjencish jashtë ministrisë së arsimit, që si masat tumorale burokratizojnë vertikalisht jetën e universiteteve dhe shpenzojnë buxhetin e tyre (kujtojmë se AKFAL – Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë nuk funksionon fare),
–           pasi mbylli prej 9 vitesh studimet doktorale, duke i hequr në mënyrë antiligjore universiteteve ciklin e tretë të studimeve, si dhe duke i ndaluar arbitrarisht të drejtën e kualifikimit studentëve më të mirë, e njëherësh duke pezulluar kërkimin shkencor në vend,
–           pasi përcaktoi mesataret hyrëse për maturantët për të nisur studimet e larta, duke i detyruar ata të marrin rrugët e mërgimit në këtë shpopullim të pashembullt historik të kombit,
–           pas mbylljes së dhjetëra degësh studimore dhe uljes së numrit të studentëve  thuajse në të gjitha degët,
–           pasi shpërfilli me arrogancë e shantazhoi çdo kërkesë të ligjshme të pedagogëve dhe lëvizjes universitare të sindikatës.
–           e më së fundmi, pas miratimit të një buxheti qesharak për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2023, që është shumë larg premtimeve që ka dhënë vite më parë kjo qeveri dhe ky kryeministër,

me Vendimin e këshillit të ministrave 741, kryeministri po i nxjerr universitetet në ankand, sikur të jenë një mall i zakonshëm, fati i të cilit hidhet e pritet në mënyrën më poshtëruese.

Partia Demokratike dënon me force këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konseguente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme.

Theksojmë se me ardhjen në krye  të vendit, Partia Demokratike do të abrogojë ligjin 80/2015 dhe do t`i kthejë dinjitetin universiteteve.

I bëjmë thirrje profesoratit, studentëve, stafit administrativ, sindikatës së punonjësve të universiteteve, qytetarëve e gjithë faktorëve të interesit të mos e lejojnë këtë asgjësim ekzistencial të universiteteve, por t’i dalin zot tempujve të dijes.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026
Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

16/04/2026
ROMË/ Rama takon Melonin, pas takimit me ‘motrën’ një njoftim i thatë

ROMË/ Rama takon Melonin, pas takimit me ‘motrën’ një njoftim i thatë

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026
Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.