Bardhi bëhet pishman, kërkon ‘falje’ për pjesëmarrjen në drekën e demokratëve

Bardhi bëhet pishman, kërkon ‘falje’ për pjesëmarrjen në drekën e demokratëve

50
0
Shares

Deputeti i PD Gazment Bardhi duket se ka ndryshuar mendjen pasi përfundoi drekën në lidhje me pjesëmarrjen e tij në të.

Ai ka thënë se dreka e deputetëve demokratë nuk kishte mesazh politik ndërsa shton se kjo po keqpërdoret politikisht dhe është një akt dëshpërimi.

Reagimi i Bardhit:

Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY