“U arkivua hetimi që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn. Ky është demostrim...

“U arkivua hetimi që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn. Ky është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it”

47
0
Shares

Me urdhër të Edi Ramës, u arkivua hetimi që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn. Ky është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it të Partisë, deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja.

Deklarata/ Skap-i në grazhdin e djegësave të partisë.

Dje me urdhër të Edi Ramës, Skap-i i Partisë arkivoi hetimin ndaj dy prokurorëve të tij të cilët kishin fshehur nga dosja e gjykimit, dokumente përvëluese të lidhjeve financiare të Arben Ahmetaj i cili së bashku me Ramën dhe Agaçin e Velinë, përbën figurën më kyçe të vjedhjes në aferën e djegësave, nga kjo organizatë kriminale të qindra milionë eurove.

Dokumentat e fshehura nga dosja ishin dëshmi flagrante që provonin lidhjen në krim të Arben Ahmetajt me Zoton dhe Gugallen e tij, lidhje të cilat Ahmetaj për të fshehur krimin i ka mohuar para kamerave duke mashtruar nën betim.
Prokurorët bashkëpuntorë të Ahmetajt me urdhër të Edi Ramës, u përjashtuan nga hetimi pasi çdo hetim i tyre nënkuptonte automatikisht hetim të Ahmetajt dhe direkt të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë.

Në refuzimin e hetimit të dy prokurorëve që kanë fshehur dokumentat e dosjes për Arben Ahmetajn dhe deklarimin se Arben Ahmetaj nuk është nën hetim, Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve të partisë, dhe se nuk është gjë tjetër veçse një seksion i specializuar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e Partisë – Shtet.

Partia Demokatike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY