EMRI/ Lushnjë, tenton të vrasë ish-gruan dhe familjarët e saj, arrestohet 42-vjeçari

EMRI/ Lushnjë, tenton të vrasë ish-gruan dhe familjarët e saj, arrestohet 42-vjeçari

80
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Lushnjes parandalon një krim brenda familjes ndërsa një 42-vjeçar ka rënë në pranga për kanosje me armë zjarri të ish-bashkëjetueses dhe familjarëve të saj.
Policia thotë se “si rezultat i informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, u arrit parandalimi i kryerjes së një krimi të rëndë në familje, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të autorit të ngjarjes, shtetasit Fatmir Jonuzi, banues në fshatin Grabian të Lushnjes”.
Blutë sqarojnë se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar i armatosur në banesën e ish- bashkëjetueses, shtetases me iniciale E. V., 26 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Çlirim dhe pasi ka debatuar me atë dhe anëtarët e familjes së saj, i ka kanosur ata armë zjarri automatik”.
Policia bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e  zjarrit automatik model 56 si edhe një krehër me 26 fishekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY