Kushtetuesja luan me pluralizmin në Parlament, rrëzon një kërkesë për komisionet hetimore

Kushtetuesja luan me pluralizmin në Parlament, rrëzon një kërkesë për komisionet hetimore

37
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike që ka të bëjë me ngritjen e një komision hetimor parlamentare për çështjen “Beketi” duke thënë se nuk plotësohen standartet kushtetuese për ngitjen e komisionit.

Përmes një vendimi të shkurtuar, Gjykata bën të ditur se kërkesa e deputetëve demokrat për deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit të Kuvendit “Për mosngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Beketti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, është e papranueshme.

“Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor”, thuhet në vendimin e shkurtuar të Kushtetueses.

Gjykata nuk jep më shumë argumente lidhur me këtë vendimmarrje, por bën të ditur se  vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore dhe aty do të paraqitet edhe i gjithë arsyetimi ligjor mbi rrëzimin e kësaj kërkese.

Kuvendi i Shqipërisë ndaloi ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e Françesko Beketit, një vit më parë, ish-pronar i  televizionit Agon Chanel. Mazhoranca argumentoi se kërkesa ishte në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare pasi cënonte parimin e konfidencialitetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY