Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/