Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë i gjetën në rimorkio në Port, mes tjerash edhe një njeri

19/12/2022
Çfarë i gjetën në rimorkio në Port, mes tjerash edhe një njeri
Share on FacebookShare on Whatsapp

U kap në flagrancë në portin e Durrësit teksa transportonte në rimorkion e automjetit që drejtonte, 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 67-vjeçari.

I arrestuari transportonte edhe një shtetas 37-vjeç, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Vihet në pranga edhe 37-vjeçari, pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me pajisje të teknologjisë bashkëkohore, në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, goditjen e krimeve të tjera kufitare dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilje”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. R., 67 vjeç, banues në Tiranë dhe R. M., 37 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim, gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kapën shtetasin R. M., i cili transportohej nga 67-vjeçari, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. M. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument identifikimi i falsifikuar. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.