Reforma e drejtësisë shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Reforma e drejtësisë shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda

65
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë se ekzistuari, si rezultat i ndryshimeve që do të sjellë Reforma në Drejtësi. Në draftin final të kësaj reforme, e cila u miratua me 140 vota pro më 21 Korrik në parlament, parashikohet shkrirja e këtij institucioni.
Në nenin 45 pika 8 e ndryshimeve kushtetuese thuhet se:
“Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari. Transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit. Prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme do të emërohen brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit”.
Vetëm me këto dy fjali parashikohet ristrukturimi i kësaj Prokurorie. Por nuk parashikohet se çfarë do të ndodhë me trupën e prokurorëve dhe të oficerëve, që prej 12 vitesh punojnë pranë Krimeve të Rënda. Cili do jetë fati i tyre nuk thuhet dhe pritet të mësohet pas miratimit të paketës ligjore, që e bën funksionale Reformën në Drejtësi.
Ndërkohë, po në nenin 45 pika 8 për gjyqtarët e Krimeve të Rënda është përcaktuar pozicioni i tyre se ku mund të shkojnë pas miratimit të Reformës.
“Gjyqtarët në detyrë pranë këtyre gjykatave do të transferohen në gjykata të tjera, në rast se ata ose familjarët e tyre të afërt nuk japin pëlqimin për rishikimin periodik të llogarive të tyre financiare dhe telekomunikimeve vetjake”.
Fati i 23 prokurorëve pritet të mësohet pas miratimit të ligjeve organikë. Pritet të shihet nëse ata do të kenë mundësi të konkurrojnë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme apo e njohur ndryshe si SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion që do të hetojë veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY