Këshilli i Lartë i Prokurorisë dëgjoi platformën e prokurorit të SPAK Adnan Xholi i cili tha se të gjitha kriteret për të qenë në krye të këtij institucioni, ndërsa tha se duhet intensifikuar lufta për goditjen e krimit dhe korrupsionit.
“Nuk jam në kushte konflikti interesi me askënd. Jam një nga kandidatët për kreun e SPAK, duke vlerësuar se plotësoj kriteret e KLP për këtë detyrë, me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe menaxhuese për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo prokurori është bërë efektive dhe konsoliduar falë punës së palodhur. Duhet të vijojmë me hapa konkrete kundër krimit të organizuar, për të forcuar më tej besimin te publiku. Duhen rezultate të pritshme dhe duke u bazuar në prova”, tha Xholi.
Kandidati Xholi theksoi karrierën e tij si profesor në fushën e jurisprudencës hetimet brenda dhe në bashkërendim me autoritetet e jashtme, detyra të tjera si prokuror.
“Vij sot këtu si kandidati që ka mbi 24 vite eksperiencë në Prokuroi pa shkëputje. Karriera ime ka pasur një ngritje të vazhdueshme dhe konsistente”, tha ai.
Nëse do zgjidhej në krye të SPAK, Xholi u shpreh se do të mbështesë të gjithë ata, të cilët në planin kryesor kanë hetimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit pa asnjë dallim.
“Kush godet krimin dhe korrupsionin do të ketë mbështetjen time”, shtoi ai.
Kandidati për kreun e SPAK Adnan Xholi para anëtarëve të KLP u pyet edhe për pikën e tij të fortë. Ai tha se pika e tij e fortë është funksioni drejtues dhe marrëdhënia profesionale, që ka me kolegët.
“Pika ima e fortë, i kam provuar të gjitha funksionet drejtuese, them se aftësitë e mia drejtuese bashkëpunimin me familjen time të prokurorisë dhe oficerëve të policisë gjyqësore, ky lloj bashkëpunim me kolegët dhe me institucionet ligjzbatuese, them se e kam dhënë provojën”, tha ai.
Më tej ai theksoi se do jetë transparent me median, por në ato raste, kur kjo qasje nuk cenon sekretet hetimore.
“Do jem transparent me median, por duke respektuar ligjin dhe kushtetutë, por dhe sekretin hetimor”, theksoi ai.
Anëtarët e KLP nuk lanë pa përmendur aftësitë e tij investiguese dhe integritetin profesional, duke e kuotuar shumë lart prokurorin Xholi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/