KLP do të votojë sot me 10 vota nga 11 gjithsej. Një anëtare e KLP, Esmeralda Keçi mungon.
Esmeralda Keshi (Cami) është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve si përfaqësuese e Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë.
Ajo është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe si Prokurore pranë Shkollës së Magjistraturës. Funksionin e saj si prokurore e ka ushtruar në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës dhe Dibër.
Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i vlefshëm deri në dhjetor 2023. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/