Policia e Sarandës ka dhënë detajet e para rreth vetëvrasjes sipas saj që ka ndodhur sot pasdite ën Sarandë, ku një inspektore policie qëlloi veten me armën e shërbimit.
Njoftimi:
Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë vetën në banesën e saj.
Trupi i pajetë i përket shtetases së quajtur:
Jeroldina Iljazi, rreth 23 vjeçe, banuese në Sarandë (Punonjëse Policie me gradën Inspektore).
Dyshohet se kjo shtetase është vetvrarë me armën e shërbimit në banesë, në dhomën e saj në lagjen nr.3 Sarandë, për shkaqe ende të paqarta.
Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/