Nënkryetarja e Parlamentit Evropian është arrestuar si pjesë e një hetimi korrupsioni të lidhur me Kupën e Botës Katar, u njoftua të premten.
Policia belge arrestoi eurodeputeten greke socialiste Eva Kaili, 44 vjeç, një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian, në Bruksel të premten në mbrëmje, tha një burim i afërt me rastin për AFP.
Arrestimi, në lidhje me një hetim mbi korrupsionin që implikon Katarin, nikoqirin e Kupës së Botës, pason ndalimin e katër të dyshuarve të tjerë më herët të premten, tha burimi, cështje e cila përfshin edhe partnerin e zonjës Kaili, Luca Visentini, 53 vjeç, i cili është Sekretari i Përgjithshëm aktual i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ITUC.
Zonja Kaili, e cila është partnerja e një prej katër personave të arrestuar më herët ditën e sotme, është ndaluar për t’u marrë në pyetje nga policia, shtoi burimi.
Ajo është anëtare e Lëvizjes Socialiste Panhelene dhe u votua si nënkryetare në janar 2022. Zonja Kaili është eurodeputete që nga viti 2014. Mësohet se të katër të arrestuarit janë shtetas italianë ose me origjinë italiane. Prokurori federal i Belgjikës njoftoi arrestimet e mëparshme pasi 600,000 euro para cash u zbuluan kur policia bastisi 16 adresa në kryeqytetin Bruksel.
Prokurorët nuk specifikuan identitetin e të dyshuarve apo emërtuan vendin e përfshirë, duke thënë vetëm se ishte një shtet i ‘gjirit’. Por një burim i afërt me çështjen konfirmoi raportet e shtypit se ishte fokusuar në përpjekjet e dyshuara të Katarit për të korruptuar një socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019, raporton daily mail. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/