Gazetari i njohur investigativ: Ai e kishte planifikuar sulmin

Gazetari i njohur investigativ: Ai e kishte planifikuar sulmin

47
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka analizuar sulmin ndaj kryetarit të PD Sali Berisha ditën e martë gjatë protestës.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shkuarja e autorit të ngjarjes në protestë pa kartë identiteti dhe telefon tregon që ai e ka planifikuar sulmin.

“E çuditshme që ai nuk kishte telefon dhe kartë identiteti. Ai në momentin që bëri goditjen, reagimi i shoqëruesve të Berishës nuk do të ishte me dhunë, por kapja e tij. Në fillim mu duk e pabesueshme që Berisha mund të goditej, është njeri që nuk mund ta godasësh kollaj.

Si doli aq shpejt kartela e tij. Duhet një hetim nga një grup prokurorësh dhe PD vet të çojë vet avokat që të bëhet një transparencë e plotë që mos themi mes dy vitesh që kush ia bëri Berishës”,-tha Hoxha./ Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY