Procesi i hetimit dhe gjykimit për plagosje të Gert Shehut në 2017,...

Procesi i hetimit dhe gjykimit për plagosje të Gert Shehut në 2017, detajet më të rëndësishme të dosjes. Nuk kishte raport mjekësor

60
0
Shares

Është zbardhur cështja gjyqësore me akuzë për plagosje ndaj Gert Shehut ku ai duket qartë se është favorizuar qoftë nga prokururia e qoftë nga gjykata.

Bëhet fjalë për një vendim të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal Nr. 6906, të vitit 2017, me akuzën për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi i materialeve të çështjes rezultoi se në datën 07.08.2017 në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është paraqitur shtetasi P. V., i cili ka kallëzuar se shtetasi G. Sh., e ka goditur atë me grushta e sende të forta. Ditën e ngjarjes i dëmtuari, shtetasi P. V., ka qënë duke punuar si roje tek palestra që ndodhet të .,Tiranë. Në vendin e tij të punës ka shkuar i pandehuri G. Sh., i cili ka marrë pultin e televizorit dhe ka filluar ta lëvizë atë. Lidhur me këtë veprim të të pandehurit, kallzuesi i ka kërkuar të dalë jashtë ambientit të tij të punës, por në të kundërt,  i pandehuri jo vetëm që nuk është larguar, por edhe është konfliktuar me të. Gjatë debatit i pandehuri G. Sh., e ka goditur kallzuesin me grusht dhe më pas e ka goditur në kokë me një tullë dekorative të cilën e ka marrë jashtë ambienteve të vendit të tij të punës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokuror Enklid Gjini, ka filluar procedimin penal Nr. 6906, të vitit 2017, ndaj të pandehurit G. Sh., me akuzën për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me këtë ngjarje është vendosur edhe kryerja e ekspertimit mjeko ligjor lidhur me dëmtimet që ka pësuar kallzuesi P. V.. Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor me nr. ., datë 07.08.2017, ka rezultuar se;

Tek shtetasi P. V., u konstatuan katër plagë të kokës me karakteristikat dhe lokalizimet e përmendura më lart.

Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. dëmtimet e shkaktuara shtetasit P. V., hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë në punë në masën mbi 9 ditë.

Në këto rrethana rezuton e provuar se i pandehuri G. Sh., ka konsumuar elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal.

Duke qenë se vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri parashikohet nga ligji si kundravajtje penale dhe ligji penal parashikon gjobën si dënim për të, prokurori ka nxjerrë Urdhërin Penal dhe e ka paraqitur atë për miratim pranë kësaj Gjykate

Pasi ka përfunduar hetimet organi i prokurorisë ka konkluduar se i pandehuri G.Sh., e ka konsumuar plotësisht veprën penale te parashikuar nga neni 89 i K.Penal. Gjithashtu prokurori ka çmuar se jemi perpara rasteve te parashikuara nga neni 406/a i K.Pr.Penale, kur organi i prokurorise mund të nxjerrë urdhër penal të arsyetuar për caktimin e dënimit dhe t’i kërkojë gjykatës miratimin e tij. Për sa më sipër prokurori në datën 06.10.2017, në bazë të nenit 406/a të K.Penal, ka nxjerrë urdhërin penal, duke urdhëruar si më poshtë:

“Deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit G.Sh., i biri i . dhe i . i datëlindjes . lindur e banues në ., Rr. ., pall.., shk..,  ap.., për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 Kodit Penal dhe dënimin e tij me 200 000 lekë gjobë, e cila do të paguhet brenda një viti nga data e miratimit të urdhrit penal”.

Pas kësaj, prokurori i është drejtuar gjykates në baze te nenit 406/a të K.Pr.Penale, duke kerkuar miratimin e urdhërit penal.

Pasi shqyrtoi materialet e çështjes gjykata çmon se urdhëri penal është i bazuar në ligj dhe si i tillë ai duhet të miratohet.

Me provat shkresore të cilat ndodhen në fashikull dhe u shqyrtuan nga gjykata, rezulton e provuar plotësisht fakti se i pandehuri G. Sh., ka konsumuar elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i K.Penal.

Duke u bazuar në provat e mësipërme, Gjykata arrin në përfundimin se i pandehuri G.Sh.,  i ka konsumuar plotesisht elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i K.Penal, për të cilën akuzohet, prandaj duhet të deklarohet fajtor.

Në përmbajtjen e nenit 89 të K.Penal,  përcaktohet se:

“Plagosja e kryer me dashje, qe ka shkaktuar paaftesi te perkohshme ne pune me teper se nente dite, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet.”

Gjykata vendosi miratimin e urdhërit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 06.10.2017, me përmbajtje si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit G. . Sh., për veprën penale të“Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij, me 200.000 (dyqind mijë) lekë  gjobë.

Në bazë të nenit 34 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri G. . Sh., që të paguaj gjobën brenda një afati 1 (një) vjeçar, duke filluar ky afat nga dita që ky vendim të marrë  formë të prerë.

Ky vendim t’i njoftohet të pandehurit dhe prokurorit. Cështja u gjykua nga gjyqtari Sokol Pasho. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY