Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për “Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative.
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 48 Leje Drejtimi , nga këto: 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/