Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për gazetaren e Abc Esiona Konomi menjëherë pas sulmit fizik ndaj kreut të opozitës Sali Berisha.
Balluku tha se nuk kishte informacion por se uronte që Berisha të ishte mirë.
“Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarjej tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër”, tha Balluku.
“Për betimin që kam bo…”, këto kanë qënë fjalët e vetme të personit që goditi kreun e opozitës Sali Berisha para se të merrej nga policia.
Ai është marrë nga duart e militantëve nga Erzen Breçani, i angazhuar për mbrojtjen e ish-kryeministrit, njëkohësisht ish-zevendësdrejtori i Policisë së Shtetit.
Brecani e ka pyetur se ku e ka gjetur unazën me të cilën qëlloi Berishën dhe se kush e ka futur që të bëjë atë gjest, por përgjigjia e vetme që merr është: Për betimin që kam bo! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/