Mediat e huaja pasqyrojnë sulmin fizik ndaj Berishës, cfarë shkruan Reuters, AP,...

Mediat e huaja pasqyrojnë sulmin fizik ndaj Berishës, cfarë shkruan Reuters, AP, Ansa

85
0
Shares

Media të shumta ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin fizik ndaj kreut të PD, Sali Berisha sot në protestën e opozitës në Tiranë.

Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare që po zhvillohet disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.Ndërsa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia.

Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

Po ashtu një raport për ngjarjen e rëndë në Tiranë është bërë nga AP, agjencia më e madhe e SHBA si dhe Ansa.it.

Media italiane shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur po mbahej samiti i BE, ndërsa thekson se agresori u ndalua menjëherë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY